Olimpiada e aftësisë, ndahen çmimet në Panairin e Shkollave Profesionale
Është mbyllur Panairi dhe Olimpiada e shkollave profesionale i cili qëndroi i hapur për 3 ditë. Në këtë ceremoni u ndanë dhe çmime vlerësuese për shkollat që kanë patur performacën më të mirë në këtë aktivitet. Ministri Klosi u ka bërë sërish thirrje nxënësve të zgjedhin arsimin profesional për shkak se Universiteti nuk është e vetmja zgjidhje për të qenë i suksesshëm në tregun e punës.Në mbyllje të Panairit dhe Olimiadës së shkollave profesionale, ku u ekspozuan punimet dhe arritjet e këtyre insitucioneve arsimore, Ministri Klosi ka ndarë çmime vlerësuese për performancat më të mira sipas disiplinave.Klosi: Nëse kishte një sukses në këtë Olimpiadë ishte energjia e kaq shumë të rinjve që u bënë bashkë nga e gjithë Shqipëria për të thënë me gojën plot: Unë zgjedh arsimin profesional, unë zgjedh profesionin, zanatin, punën, unë zgjedh jetën e ndershmePër Ministrin Klosi arsimi profesional është e ardhmja e formimit në Shqipëri, siç ndodh dhe në vende të tjera të zhvilluara.Qeveria nëpërmjet marrëveshjeve të përbashkëta ka nisur proçesin e binjakëzimit të shkollave europiane si dhe po lobon në akreditimin dhe njohjen e diplomave të tyre në vendet e BE për më shumë mundësi punësimi për të rinjtë të diplomuar në këto shkolla të profilizuara.