Kompesimi i pronave, fluks aplikimesh në ATP në limitet e afatit ligjor

Në zyrat e Agjencisë vijohet të shënohet fluks aplikimesh dhe qytetarët shpresojnë në gjetjen e një zgjidhje. Dokumentat që duhet të dorëzohen është ai i arkivit dhe një pozicionim hartografik i pronës që pretendohet për njohje pronësie.Në prag të mbylljes së afatit ligjor të trajtimit të ponave që është data 23 maj, Agjencia qëndron e hapur për qytetarët aplikantë edhe këtë të dielë për të përballuar fluksin.Në sportelet e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, qytetarët dorëzojnë dokumentacionin që disponojnë për të përfituar kompesim për truallin që ata pretendojnë se ndër vite u është marrë pa të drejtë.Çështja e pronës është një ndër shqetësimet më të mëdha të qytetarëve, e pazgjidhur për shumë prej tyre ndër vite.Qytetarja: Të vuajtur gjithë jetën, është sekuestruar prona dhe nuk po na kthehet akoma. U bënë 23 vjet që vi vërdallë gjykatave dhe deri tani nuk kam marrë rrugëzgjidhje. Ishalla do të marrë përsëmbari kjo punë.Agjencia e Trajtimit të Pronave nëpëmjet njoftimeve të afishuara dhe në media bën të ditur se 23 maji është afati i fundit ligjor për depozitimin e kërkesave të reja për njohje pronësie ndaj qytetarët duhet të dorëzojnë në orët e mbetura dokumentin arkivor dhe një pozicionim hartografik të pronës për të cilën pretendojnë njohje pronësie./Oranews.tv/