Organizimi dixhital në PS, Alfred Peza: Ja ku konsiston puna ime si Sekretar
Alfred Peza, icili u votua nga 247 anëtarë të Asamblesë Kombëtare si Sekretar për Organizimin Dixhital sqaron për herë të parë përgjegjësitë dhe funksionimin e kësaj strukture.Ai thotë se shtylla të Sekretariatit do jenë të dhënat e partisë, komunikimi i brendshëm i socialistëve dhe komunikimi me mediat. Sekretariati dixhital do të sjellë risi në organizimin e përditshëm të partisë, si për shembull mbledhjet e kryesocialistit me krerët e Bashkive përmes videokonferencës, por do të sjellë edhe më shumë vëmendjen ndaj simpatizantëve, të cilët do të marrin një mesazh urimi të personalizuar në telefonin e tyre nga kreu i PS-së, Edi Rama.Alfred Peza, i cili mban mandatin e parë të të zgjedhurit socialist, është ngarkuar nga partia me dy detyra të rëndësishme në kuadër të riorganizmit të partisë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.Atij i është besuar detyra e Sekretariatit të Organizimit Dixhital dhe zëdhënësit politik të partisë për mediat.Duke folur për herë të parë pas votimit nga 247 anëtarë të Asamblesë Kombëtare, si Sekretar për Organizimin Dixhital, dikur gazetar, Peza thotë se kjo detyrë, është krejt e natyrshme për të, si gazetar në profesion.Peza: Qenia zëdhënës politik i Kryesisë së partisë më të madhe politike në Shqipëri dhe aktualisht qeverisja e vendit, është një plotësim edhe më shumë me një kolorit natyror timin, i profilit tim politik.Sekretariati Dixhital është një strukturë e re për spektrin politik shqiptar, por jo e panjohur për partitë e Internacionales Socialiste dhe sipas Pezës erdhi si përgjigje e realitetit të ri, që tregon se më shumë se 50 përqind e shqiptarëve informacionin e marrin nga mediat online. Por çfarë detyre ka konkretisht Peza?Peza: Kolona e parë është “kasaforta” e të dhënave të partisë që përbëhet nga regjistri elektronik i anëtarësisë së partisë, nga listat e votuesve dhe nga listat e burimeve njerëzore dhe të dhënave lidhur me to. Kolona e dytë është komunikimi i brendshëm i PS. PS duke shfrytëzuar teknologjitë dixhitale të informimit do të ketë një rrjet të brendshëm komunikimi nga kryetari i partisë deri tek anëtari i partisë në zonën më të largët të vendit. Dhe kolona e tretë, është komunikimi i jashtëm që është komunikimi me mediat, opinionin public dhe të gjithë ata qytetarë shqiptarë që na votojnë ose jo, që jetojnë brenda ose jashtë territorit të Shqipërisë.Falë kësaj strukture, Peza thotë se do të përforcohet dhe shpejtohet komunikimi mes lidershipit të partisë dhe strukturuave, duke dhënë si shembull mbledhjen e kreut te PS me 61 krerët e Bashkisë përmes vidookenfoerencës.Peza: Është i menjëhershëm dhe ajo mbledhje që deri dje bëhej në praninë e të gjithë njerëzve, por për të cilën konsmojhej shumë kohë, shumë energji, shumë karburant dhe elementë të tjerë, mund të bëhet fare mirë brenda një momenti me të gjithë anëtarësinë.Por teknologjia do të sjellë edhe më shumë përkushtim për simpatizantët e partisë. Peza: Gjatë ditës së sotme mund të kenë ditëlindjen 274 anëtarë dhe simpatizantë të PS në të gjithë Shqipërinë. Nga 100 e ca mijë anëtarë dhe simpatizantë që kemi dhe kryetari i PS mund ti dërgojë një mesazh brenda një çasti të gjithëve.https://www.youtube.com/watch?v=rxhp2HFZJIs&feature=youtu.be