Borxhlinjtë e Tatimeve, mbi 16 600 biznese nuk paguajnë taksat
Shtohet numri i bizneseve që nuk paguajnë taksat dhe tatimet.Drejtoria e Përgjithshme eTatimeve ka përditësuar listën e subjekteve debitore me barrë siguruese dhe hipotekore nga ku rezulton se për muajin maj në të gjithë vendin janë 16 687 biznese që kanë borxhe ndaj Tatimeve.Vetëm në katër muajt e fundit, listës i janë shtuar dhe 1800 biznese, çka indirekt është tregues i vështirësive që po has sipërmarrja private.Një pjesë e subjekte që janë në listën e Tatimeve rezultojnë borxhlinj që prej vitit 2010, ndërsa të tjerë janë shtuar vitin e kaluar dhe në muajt e parë të 2016.Burime zyrtare pranë Tatimeve shpjegojnë se bizneseve do tu bllokohen llogaritë bankare dhe automjetet, pronat e patundshme dhe gurët e çmuar deri në shlyerjen e plotë të borxhit.Nëse edhe pas kësaj mase ata nuk paguajnë, atëherë pasuritë e tyre do të dalin në shitje.Burimet e mësipërme bëjnë të ditur gjithashtu se gjatë këtij viti do të zhvillohen shumë ankande për shitjen e pasurive të bllokuara me qëllim mbledhjen e detyrimeve dhe shlyerjen e borxhit tatimor.