Raundi i dytë i Presidencialeve në Austri, zgjidhet Kryetari i Shtetit
Qytetarët austriakë do të votojnë ditën e sotme në raundin e dytë të zgjedhjeve Presidenciale, për të përcaktuar Kreun e Shtetit për gjashtë vitet e ardhshme.Kandidati kryesor për të fituar është Norbert Hofer, përfaqësues i Partisë së Lirisë, forcë politike me qasje të ekstremit të djathtë.Rivali i tij më i afërt është Aleksandër van der Bellen, i cili vjen nga Partia Jeshile.Për herë të parë që prej Luftës së Dytë Botërore, partitë e qëndrës së majtë dhe të qëndrës së djathtë, janë eleminuar që në raundin e parë dhe shkak për këtë është bërë kriza e emigrantëve.Qytetarët kanë shfaqur një rritje të përkrahjes për kandidatin e ekstremit të djathtë, Hofer, por sondazhet tregojnë se përballja do të jetë e ashpër deri në fund.Presidenti i cili pritet të lërë detyrën, Hainz Fisher, ka qenë në krye të shtetit për 12 vitet e fundit.