Afganistani konfirmon vrasjen e liderit taliban, Mullah Akhtar Mansur

Agjencia e zbulimit e Afganistanit ka konfirmuar se udhëheqësi taliban, Mullah Akhtar Mansur, është vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara.Drejtoria për Siguri Kombëtare e Afganistanit ka thënë se Mansur është vrarë në zonën Dalbandi të provincës Baluçistan në Pakistan.Është ky konfirmimi i parë zyrtar për vrasjen e liderit taliban.Pentagoni ka thënë se ka kryer një sulm ajror kundër Mansurit. Lajmi u përcoll nga zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, i cili u shpreh se sulmi ishte ndërmarrë me autorizimin e drejtpërdrejtë të Presidentit amerikan, Barak Obama.Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se kreu i talebanëve është goditur gjatë kohës që po udhëtonte me makinë sëbashku me një person tjetër të pa identifikuar në territorin pakistanez, shumë pranë kufirit me Afganistanin.Megjithatë, zëdhënësi nënvizon se mundësia që amerikanët të kenë qëlluar në shenjë është mjaft e lartë, por tha se ende po merren informacione për të konfirmuar plotësisht diçka të tillë.Bombardimi u krye pa njoftuar më parë autoritetet pakistaneze apo ato afgane.Shtetet e Bashkuara komunikojnë se lajmi i sulmit ajror i është komunikuar përfaqësueseve të dy shteteve shumë pak pas ekzekutimit të tij.Që prej tërheqjes së shumicës prej forcave ndërkombëtare, talebanët kanë arritur që të fitojnë sërish pushtet në Lindjen e Mesme e kryesisht në Afganistan.Ata kanë kryer sulme të ndryshme duke vrarë qindra civilë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO po konsiderojnë mundësinë e rritjes së prezencës ushtarake me qëllim mbështetjen e forcave afgane për të luftuar këtë organizatë terroriste.