“Dita pa makina”, qindra qytetarë në aktivitetet e Bashkisë së Tiranës
Në kuadër të ditës pa makina bulevardi “Dëshmorët e Kombit” e deri në pjesën e sheshit “Skënderbej" u kthye në pedonale për kryqytetasitBashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh festive duke nisur që nga panairi i produketeve bio dhe ai i turizmit të aventurës. Për tregtërt e ardhur nga rrethinat e Tiranës kjo duhet të kthehet në një traditë të përhershme pasi është një mundësi e mirë për ekspozimin e produketeve të tyre.Në të njëtën linjë janë edhe qyetarët pasi sipas tyre janë pikërisht këto produkte bio ajo çfarë ata kërkojnë. Për qytetarët nisma e bashkisë për lirimin e Tiranës të paktën për një ditë nga makinat e trafikut i rënduar për ta është mjaft pozitive.Në aktivitetet e organizuara bashkia nuk ka lënë jashtë vëmëndjes edhe më të vegjlit të cilët kanë pasur mundësi të bëhen pjesë e festivalit të balonave, të luajnë në mini fushat e basketbolli, tenisit, futbollit, si dhe të ndjekin koncertet e ndryshmeNë këtë ditë bashkia përfitoi për të njohur qytetarët edhe me projektin e transformimit të sheshit “Skënderbej” nëpërmjet syzeve VR në dimensionin 3D.Pjesë aktiviteteve u bë edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, i cili e cilësoi “Ditën pa makina” si një ndër traditat e reja që Bashkia kërkon të sjelle në qytet, por edhe si një prelud i faktit që së shpejti sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një shesh tërësisht pedonal.