Fyen shqiptarët, Gjeloshaj kundër Fjalorit të Akademisë së Shkencave malazeze

Deputeti  shqiptar i Parlamentit të Malit të Zi,Nikë Gjeloshaj, ka vazhduar betejën e tij kundër fjalorit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Mal të Zi, ku denigrohen dhe fyhen shqiptarët. Në fjalën e tij në Kuvend ai u shpreh:Nikë Gjeloshaj: “Sipas tyre në fjalor thuhet: Shqiptar është ai që është banor i Shqipërisë ose ka origjinën nga Shqipëria.  Të nderuar qytetar, unë jam shqiptar, nuk jam banor i Shqipërisë, lind e rritë jam në Mal të Zi si shqiptar autokton. Kjo është një nga fjalët e lexuar me kujdes, nëse ju e vlerësoni ndryshe, nëse ju e vlerësoni që ne shqiptarët që jetojmë në Mal të Zi jetojmë edhe në Shqipëri është çështje e organeve të shtetërore malazeze. Albanizim- shqiptarizim, do thotë imponim i gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare. Kur flasim për proçese të tjera, nuk e definoni si imponim, vetëm në këtë proçes. Më tej edhe më e kontestueshme është fjala në fjalor. Thoni çka do thotë Albanizirati dhe e sqaroni.  Edhe pse Malësorët janë Albanizu. Unë jam Malësor nuk jam i Albanizuar dhe thoni se e folura e tyre dallohet nga e folura standarte e çështje tjera. Për mua edhe një çështje më e kontestueshme, është Amerikanizimi. Në mes tjera thoni, që në kohet moderne quhet globalizim por në fakt është Amerikanizim, ndërhyrje e vrazhdë në punët e brendshme kështu ju e përcaktoni. Mendoj se një përcaktim të tillë as Putin nuk do e bënte. Të nderuar kolegë deri sa Akademia e Shkencave e Malit të Zi përcaktohet në këtë mënyrë ndaj shqiptarëve, nuk duhet askënd të çudisë dallimi etnik që egziston në Mal të Zi. Unë do jap kontributin tim që këto dallime etnike të zvoglohen dhe me mjetet politike fuqishem do luftoj kundër kokave të nxehta nga Akademia e Shkencave e Malit të Zi. Gjatë jetës time kam dhënë kontributin tim që pozita e shqiptarevë në Mal të Zi të përmirësohet. Shqiptarët në Mal të Zi janë popull shtetformues, nuk kanë ardhur në këto troje, nuk i kemi imponuar askujt asgjë, nuk kemi okupuar asnjehëre askënd, ne jemi popull autokton në këto treva.“Gjeloshaj sulmon edhe akademikët më në zë të Malit të Zi, si Jevrem Berkoviç apo edhe Zuhdija Hoxhiç.Nikë Gjeloshaj: “Ndjej keqardhje, kur pashë fotografitë nga promovimi i këtij fjalori pash Jevrem Brkoviqin, të cilit i kam lexuar ditarin dhe në një moment e shkruan se kur e ka pasur më vështirë në jetë  ka kërkuar dhe është mbrojtur nga Malësorët Shqiptarë. Unë çudimet se si ai nuk foli dhe nuk u kujdes më shumë se çka promovon. E sidomos nuk di çfarë të them për ish- shqiptarin Zuhdi Hoxhiq, i cili atje ishte ulur dhe nuk ka vërejtur atë çfarë është shkruar këtu”.Reagime në lidhje me këtë çështje ka pasur edhe nga qarqe  intelektuale në Tiranë edhe Prishtinë, si dhe nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi.Më e keqja është se ky fjalor vjen në kuadër të 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.