PD numëron ditët në arrati të Balilit: Tahiri sabotoi aksionin ndërkombëtar
10 ditë pas arratisjes së Klemend Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh, Partia Demokratike akuzoi sërish Kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm për sabotim të operacionit për kapjen e tij.Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, tha se “kur partnerët iu afruan trafikantit, drejtorit rajonal të Edi Ramës, Ministri i brendshëm i dha ndihmën e nevojshme për tu arratisur”.Alibeaj përsëriti se çdo ditë në arrati e Balilit, është një akuzë më shumë për Tahirin e Ramën dhe çdo ditë në detyrë e Tahirit është një ditë më shumë në pushtet e krimit, e bandave e trafikantëve të drogës.Deklarata e plotëSot u bënë 10 ditë nga arratisja e drejtorit rajonal të Edi Ramës, Klement Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Eskobari i Ballkanit, sic e quajti CNN, arriti ti shpëtonte aksionit të organizuar nga disa shtete të Europës përfshirë dhe DEA-n amerikane.10 ditët e arratisjes së tij, janë 10 ditë që na kujtojnë lidhjen e Balilit me Ramën dhe Tahirin. Janë 10 ditë që dëshmojnë sabotimin dhe tradhtinë që Saimir Tahiri u bëri policisë greke, belge e DEA-s amerikane, duke i dhënë Balilit mundësi për ti shpëtuar drejtësisë.Policitë e vendeve të BE dhe DEA e dinin mirë se Balili kishte lidhje të forta me qeverinë dhe ministrin tonë të brendshëm, ndaj dhe i kishin përjashtuar nga aksioni ndërkombëtar.Këtë e tregon qartë dhe deklarata e Europol e datës 13 maj, 2016.Megjithatë, në vend që të mbikqyrte Balilajn, Tahiri mesaduket mbikqyrte aksionin ndërkombëtar dhe kështu kur partnerët iu afruan trafikantit, drejtorit rajonal të Edi Ramës, ministri i brendshëm i dha ndihmën e nevojshme për tu arratisur.Një fushë ku tashmë Tahiri dhe Rama kanë përvojë të pasur, siç bënë dhe me Frrokun, të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit. Çdo ditë në arrati e Balilit, është një akuzë më shumë për Tahirin e Ramën. Çdo ditë në detyrë e Tahirit, është një ditë më shumë në pushtet e krimit, e bandave e trafikantëve të drogës.