Sri Lanka, mijëra budistë kremtojnë lindjen dhe vdekjen e Budës
Mijera budistë i janë bashkuar festimeve në Sri Lanka, në ditën më të rëndësishme të kalendarit budist. Festimet që kulmuan në qytetin Colombo kremtojnë ngjarjet që kanë ndodhur në jetën e Zotit Buda në këtë ditë. I njohur ndryshe edhe si Festivali i Vesakut, kjo festë kremtohet në ditën e hënës së plotë në muajin maj.Festivali fetar dhe kulturor që mbahet çdo vit në Sri Lanka, i njohur ndryshe edhe si Festivali Vesak këtë vit është festuar me më pak njërëz se zakonisht për shkak të përbytjeve që përfshinë vendin pak ditë më parë.Ky është Festivali më i rëndësishën për shumicën e ishullit budist, ndërsa qyteti mbushet me ngjyra dhe mijëra banorë jo vetëm të Sri Lankës por edhe të shteteve të tjera të Azisë. Festa fetare e Vesakut festohet edhe në Indi, Japoni, Singapor dhe Taiwan.Qendra e festimeve është qyteti Colombo, ku mijëra besimtarë budistë i bashkohen riteve që kremtojnë lindjen dhe vdekjen e zotit të tyre Buda.Rrugët e qytetit zbukurohen me fenerë të ndriçuar, në ngjyra të ndryshme, ndërsa besimtarët i falën Zotit të tyre dhe përkujtojnë ngjarjet e rëndësishme që kanë ndodhur në jetën e Zotit Buda në këtë ditë.Festivali i Vesakut kremtohet në ditën e hënës së plotë në muajin maj dhe cilësohet si një nga ditët më të mëdha të vitit dhe festohet nga budistët në të gjithë botën.Ndjekësit e budizmit së pari festojnë lindjen e Siddhartha Gautama në Nepal, i cili njihet si themeluesi historik i Budizmit dhe që më pas u quajt Buda, një titull nderues.Qëllimi i praktikave Budiste është të përjetosh “çlirimin” me anën e mësimeve të Budës.