Tokat shtetërore fermerëve, Basha: Anulojmë koncesionet korruptive të Ramës

Kryeopozitari, Lulzim Basha, u premtoi banorëve të fshatrave Zagorçan dhe Baçallëk në Pogradec, se me të ardhur në pushtet, PD do të anulojë koncesionet korruptive të qeverisë Rama dhe tokat shtetërore do t’u jepen me prioritet fermerëve në përdorim.Basha garantoi se fermerët nuk do kenë nevojë për të pasur NIPT, dhe sigurime për të shitur prodhimet bujqësore. Gjatë qëndrimit në Pogradec, Basha u takua me të rinj të qytetit si edhe më personat e plagosur gjatë shpërthimit të një bombule gazi në fshatin Beragozhd.Bujqësia, është një sektor që kryedemokrati, Lulzim Basha, ka deklaruar se do të ketë vëmendje të veçantë për qeverisjen e djathtë dhe në mbështetje të fermerëve kryeopozitari ka paralajmëruar se koncensionet për tokat bujqësore që janë dhënë përmes aferave korruptive, do të anulohen.Basha zgjodhi fshtratat Zagorçan dhe Baçallëk në Pogradec, për të premtuar se tokat shtetërore do t’u jepen me prioritet fermerëve në përdorim.Fermeri: Ne kemi shqetësim sepse qeveria aktuale na ka grabitur tokën.Basha: Javën e parë ky koncesion dhe dhjetëra koncesione të tilla nga e para tek e fundit, të gjitha këto kontrata do të anulohen. Kjo punë ka marrë fund. Në qoftë se kjo tokë është e lirë prioritet do të kenë fermerët e zonës.Në kuadër të aksionit anti-informalitet, Qeveria aktuale detyroi fermerët të pajisne me NIPT për të shitur prodhimet e tyre, një vendim që sipas kryeopozitarit rëndon mbi xhepat e fermerëve, prandaj PD në pushtet nuk do u kërkojë atyre as NIPT, as sigurime.Fermeri: Ato qershitë që i bëra, ai më thotë nxjerr NIPT që ti shesësh. Ore tre arka qershi kam unë, çtë nxjerr NIPT unë?!Basha: NIPT për fermerët s’ka për të patur. Fermeri ka kartën e identitetit si çdo qytetar, ka numrin e identitetit, ai shënohet në arkë, shënohet në faturë, ai shënohet për të marrë subvencionin, ai shënohet për të marrë rimbursimin. E keni ju numrin e identifikimit s’ka nevojë për NIPT.Subvencionet janë parashikuar edhe për peshkatarët. Sipas përllogaritjeve 2.8 milionë euro është kostoja e buxhetit të shtetit për të subvencionuar bazën materiale, para që sot përfundojnë në një muaj në xhepat e oligarkëve. Shkatërrimi që u bë infrastrukturës së peshkatarëve ishte një tjetër shqetësim i peshkatarëve.Basha u takua me banorët të fshatit Beragozhdë ku pk muaj më parë 30 persona u plagosën nga shpërthimi i një bombule gazi dhe premtoi se Qeveria e drejtuar prej tij përmes një vendimi të posaçëm do tu japë KEMP të lënduarve.Kryedemokrati ka zhvilluar edhe një takim me të rinjtë në Pogradec, me të cilët bisedoi mbi nevojën për zgjedhje të lira e të ndershme.