Aksidenti në Durrës, shoferi ishte i dehur, barrierat e rrugës ishin të dëmtuara

Policia e Durrësit ka bërë ndalimin e drejtuesit të automjetit që u aksidentua në orët e parë të mëngjesit të së shtunës (21 maj 2016) dhe ku humbën jetën dy të rinj dhe u plagosën katër të tjerë, mes tyre dhe shoferi.Blutë kanë bërë ndalimin e  shtetasit Adis Barzezi, 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se ka qenë drejtuesi i mjetit.Sipas policisë, gjatë testit të alkoolit, 28-vjeçari rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 0.53 mg / l.Në ngarkim të tij rëndojnë dy vepra penale, ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe " Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt ”.Sakaq në vijim të hetimeve, Specialistët e Seksionit për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, filluan proçedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Hamza Islamaj 49 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjektit kontraktues për mirëmbajtjen e aksit rrugor ku ndodhi aksidenti.Policia thotë se subjekti kontraktues nuk ka zbatuar me përpikmëri kushtet teknike dhe nuk ka zëvendësuar barrierat mbrojtëse të sigurisë, të cilat kanë qenë të dëmtuara.Materialet në ngarkim të tij  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale  "Shpërdorimi i detyrës ".NgjarjaNjë ditë më parë, rreth orës 05:20, në rrugën urbane kryesore Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, mjeti tip Peugeot me targa TR 4863 R doli nga rruga dhe për pasojë hymbën jetën 2 pasgjerë, A. S.37 vjeç dhe V.M. 25 vjeç, të dy banues në Shkozet të Durrësit.Gjithashtu nga aksidenti mbetën të plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, shtetasit B.D. 29 vjeç, O.Sh. 30 vjeç, K.K. 20 vjeç banues në Shkozet dhe Adis Barzezi 28 vjeç, banues në Tiranë, që dyshohet  se ka qenë dhe drejtuesi i mjetit.