Drejtori i Policisë italiane letër Llallës: Pajisja nuk është përdorur për përgjim
Pas debatit të institucioneve shiptare ne lidhje me pajisjen e përgjimit ka ardhur edhe ragimi i parë nga policia italiane. Ka qënë vetë drejtori i saj Alesandro Panza i cili i ka dërguar Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llallës një letër ku mes të tjera shkruan se paisja nuk është përdorur për asnjë lloj përgjimi dhe se ka qenë gjithmonë në zotërim të palës italiane vetëm për qëllime trajnimi.Në leter thuhet se paisja është derguar palës shqiptare ne bazë të marrëveshjes të nenëshkruar që në vitin 2007. Sipas numrit një të Policisë italiane, me vënien në zbatim të kësaj marrëveshje, në 11 mars të 2016 janë nisur në Tiranë dy operatorë të specializuar nga forcat e policisë italiane me detyrën për të zhvilluar aktivitete në për trajnimin e policisë lokale.Policia italiane konfirmon se kjo pajisje nuk ka qëndruar për asnjë minutë në duart e kolëgeve të tyre shqiptare. Sipas letrës se kryepolicit Italian Panza, me këtë pajisje janë trajnuar 5 operatorë të policisë shqiptare, me aktivitete të zhvilluara në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Vlorës, dhe se sipas tij, aktiviteti trajnues nuk do të mund të kishte mundësi të kryente shkelje të asnjë lloji, nga personeli i policisë italiane i punësuar.Por ndërkohe burime nga Prokuroria Shqiptare thonë se do të vijone hetimet në lidhje me pajisjen. Ata do të verifikojnë pajisjen dhe do të shohin mënyrën se si është futur ajo në Shqipëri.[caption id="attachment_750436" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Letra e drejtorit te policise italiane[/caption]