Dashamir Shehi: Unë nuk do ta arrestoja Shukriun, ka zullumqarë më të mëdhenj
Fenomeni “Shukriu” është tema e diskutimit sot në emisionint “Tonight Ilva Tare”. Për deputetin e LZHK Dashamir Shehi, ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili nuk përbën një rrezik nga ana penale.“Ka zullmuqarë më të mëdhenj" tha Shehi, ndërkohë që theksoi se janë persona më të rrezikshme që nuk po arrestohen.Dashamir Shehi: Shukriu nuk përfaqëson asnjë rrezik nga ana penale. Unë nuk do ta kisha arrestuar, sepse krimi që ka bërë është një turp. Kur ndërkohë kemi 4 ditë nuk arrestohet një person që i ka shitur drogë gjithë Europës. Ai që vrau policin këtu është arrestuar në Holandë. Nëse zullimi i Shqipërisë fshihet pas Shukriut është hipokrite. Ai e mori dënimin e vet, u largua nga bashkia. Ky njeri është përçmuar, mirpo gjithë shoqëria i gjithe zullumi nuk mund të fshihet pas Shukriut. Nuk është ky zullmuqari më i madh, ky është një aga i vogël i provincës që politika e ka çuar në atë karrigë që bashkë me mandatin t’i japin edhe një dashnore. Prandaj thashë që jemi shoqëri pak hipokrite.Ndërsa deputetja e PS, Mimoza Hafizi e shikon rastin e ish-kryebashkiakut të Dibrës, si një fenomen ku shtet është i fuqishëm ndaj të dobtit.Hafizi: Unë nuk e shoh këtë vetëm dhunë ndaj grave, por edhe si një shtet që është i fuqishmi ndaj të dobtit. Pra është një sistem të cilin ne e kemi ngritur për 25 vite dhe një nga këto pasojat ishte kaq spektakolare siç ishte rasti i Peshkopisë. Ajo vajza e re bëri diçka që duhet ta bëjnë shumë të tjerë. Denoncimin e shoh pozitivisht, më vjen mirë që opinioni ndërgjegjësohet.