Komuniteti LGBT, këtë vit mbahet festivali i 6-të i diversitetit seksual
Në eskpozitën të quajtur "Labirint" të ambasadës Pink, janë ekspozuar përceptimet e qytetarëve ndaj komunitetit LGBT. Në shkrime mbizotëron gjuhë diskriminuese dhe fyese ndaj personave që kanë këto orientime seksuale. Altin Hazizaj, lobues i të drejtave të këtij komuniteti, mendon se nëpëmjet aktiviteteve sensiblizuese dhe respektimi i të drejtave të njeriut do të ndihmonin në reduktimin e elementëve homofobë.Altin Azizaj: Ndjesë për fjalorin për këtë LGBT, se kështu thuhet, duan të drejta që as ne nuk i kemi. Në fakt asnjë person gay, lesbike, biseksual, transitor nuk kërkojnë asgjë që nuk e kanë të tjerët. Përkundrazi kërkon disa të drejta si gjithë të tjerët.Në kuardër të 17 majit, ditës botërore të ndërgjegjësimit ndaj komunitetit LGBT, mbahet festivali i 6 i diversitetit seksual. Për ministren e Integrimit Klajda Gjosha, respektimi i të drejtave të njeriut është kusht për të integrimin e vendit.Klajda Gjosha: Të drejtat e këtij komuniteti janë të drejta themelore të njeriut. Pa respektuar të drejtat themelore të njeriut është e pamundur të integrohemi në BE.Ambasada Pink vlerëson 30 persona në fusha të ndryshme si arsimi, politikë, nga fusha e artit dhe e medias me vlerësime për kontributin e dhënë në mbështetje të kauzës së komunitetit LGBT në Shqipëri./Oranews.tv/