Rrufetë bëjnë kërdinë, vrasin 65 njerëz në 4 ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2016, 19:13
Të paktën 65 persona kanë humbur jetën në katër ditë. Shkaku: rrufetë.Vendi ndodhet në sezonin vjetor të stuhive. Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në pjesët rurale të Bangladeshit, në veri dhe në qendër dhe viktimat janë kryesisht fermerët dhe punëtorët e ndërtimit.Dita më vdekjeprurëse ka qenë të enjten, kur 34 persona humbën jetën, 21 kanë vdekur një ditë më pas dhe 7 të shtunën dhe tre të dielën.Rrufetë janë të zakonshme në këtë vend me popullsi të dendur. Bangladeshi përjeton stuhi të forta dhe rrufe të shpeshta ndërmjet muajit mars dhe qershorit, përpara fillimit të misioneve që sjellin gjithashtu shira të mëdha dhe të vazhdueshëm, por jo problematikë./Ora News/