260 shërbime online, Rama: Shkëpusim publikun nga kthetrat e korrupsionit
Kryeministri Rama në përurimin e Qendrës së Inovacionit tha se fakti që ka 260 shërbime të pagesave online do të luftojë korrupsionin. Ndërsa ministrja e Inovacionit, Milena Harito tha se Qendra synon zhvillimin e aktiviteteve mbi programet, iniciativat dhe të rejat e fundit në fushën e teknologjisë.Të paktën 260 shërbime qytetarët shqiptarë mund t'i marrin on-line. Ndërsa përuroi Qendrën e Inocavionit Kryeministri Edi Rama tha se duke e çuar nga 13 në 260 numrin e këtyre shërbimeve, qytetarët kursejnë kohë dhe energji duke aplikuar nga shtëpia.Rama: Sot janë 260 shërbime online dhe 570 shërbime të tjera me natyrë informative. Duke kursyer energji, kohë dhe mbi të gjitha, duke shkëputur publikun nga kthetrat e korrupsionit dhe të bakshishit ordiner për të marrë një shërbim sado të thjeshtë.Ministrja e Inovacionit Milena Harito tha se kjo qendër është një mundësi për të përgatitur të rinjtë në tregun dixhital.Harito: Kemi më tepër se 4 fishuar investimet e shteti në fushën e teknologjisë së inovacionit dhe kemi më tepër se trefishuar burimet njerëzore. Të rinjtë që do të vijnë këtu do të përzgjidhen që të punojnë në këtë hapësirë që do të ndihmohen edhe me mjete financiare dhe njerëzore dhe brenda dy viteve të arrijmë histori suksese dhe të shiten në tregn botëror sepse tregu dixhital është treg botëror. Ambasadori italian tha se brenda pak ditësh do të publikohet lista me projektet e financuara nga shteti Italian. Cutillo: Ky projekt ka potencial të madh në garantimin e informacionit të përshtatshëm për të rinjte e interesuar në rritjen e kompetencës së tyre në fushën e teknologjisë së informacionit. Ky projekt financohet nga qeveria italiane për të kontribuar në hapësira të reja për informim dhe komunikim.'Inovation Hub' është qendra e parë publike në vendin tonë me prespektivën për tu shndërruar në një qëndër shkëmbimi rajonal. Kjo qendër u përurua në kuadër të javës së inovacionit./Oranews.tv/