Produktet shqiptare, Panariti: Prioritet cilësia, nis eksporti me vendet e BE
Nga Berati ku ka vizituar dy biznese, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bëri thirrje që t'i jepet priroritet cilësisë së produkteve "Made in Albania". Ministri kërkoi që edhe laboratorët e agjencive të kontrollit të cilësisë të kryejnë analizat në kohë të shpejtë, që vula e cilësisë të jenë shoqëruese të produkteve shqiptare të cilat po eksportohen tashmë në vendet e BE.Ministri i Bujqësisë Panariti, u apeloi sipërmarrësve të prodhimit të bulmetit dhe të mishit, të rrisin cilësinë e prodhimit, pasi eksportet drejt BE janë në rritje.Nga ana tjetër Panariti kërkoi që laboratorët e agjencisë së kontrollit të cilësisë së ushqimeve , brenda dy javëve, të jenë gati për të kryer çdo analizë të nevojshme që demonstron sigurinë e ushqimeve "Made in Albania".Panariti: “Të gjitha sipërmarrjet duhet ta kenë të detyruar të pajisen me një laborator të analizave komplekse të cilësisë së sigurisë ushqimore i cili do të ekzistojë paralelisht me laboratorin e Agjencisë së Kontrollit të Ushqimit i cili do të jetë në bashkëpunim të ngushtë dhe në koordinim me laboratorin e vetë sipërmarrjes".Sipërmarrësit kanë ecur më parë se laboratorët dhe unë nuk mund ta lejojë këtë gjë dhe unë do të zhvillojë një mbledhje me të gjithë autoritete rajonale të ushqimit, ku mbledhja do të jetë ultimatuese.Ministri i Bujqësisë ishte në Berat ku vizitoi një pulari dhe një fabrikë të përpunimit të produkteve të qumështit./Oranews.tv/