“Duhet të paguani kafen para se ta pini, ndryshe çmimi shkon në ‘qiell’”

Zimbabve është me hiperinflacion prej disa vitesh dhe vendi po përdor të gjitha kartëmonedhat më të rëndësishme në botë si një zgjidhje për problemet e shumta ekonomike.Që nga viti 2009, ky vend në Afrikë është përfshirë në krizë për shkak se monedha vendase është zhvleftësuar me 5 mijë për qind, çka në fakt është e pavlefshme.Përdorimi i kartëmonedhave të tjera si dollari amerikan, paundi britanik, rupla indiane, juani kinez dhe jeni japonez, ka ndihmuar vendin duke e çuar normën e  inflacionit në 0%.  “Ne ndryshuam për shkak të përdorimit të monedhave të shumta për të stabilizuar ekonominë. Inflacioni zbriti në 0% dhe kjo është magjik”, tha Guvernatori i Bankës Qendrore atje.Kur inflacioni godit vendin në vitin 2009, me një vlerë 230,000,000 për qind, Banka Rezervë e vendit, e famshme për paaftësinë e saj që çoi në qiell hiperinflacionin, deklaroi se dollari amerikan ishte monedha zyrtare e vendit. Nga inflacion tejet i lartë, vendi ka rënë tashmë në deflacion prej minus -2.3%. Megjithëse jo situatë e mirë për ekonominë, situata është shumë larg krizës së vitit 2009.Raste të tilla të hiperinflacionit janë tejet të rrezikshme dhe luhatjet e çmimeve janë tejet të mëdha. "Ishte e tmerrshme. Ju do të duhet të paguani për kafen tuaj, para se ta pini atë, sepse nëse ju prisni, kostoja do të rritet brenda disa minutave”, tha biznesmeni Shingi Minyeza, kryetar i Vinal Investimeve.Vendi shtypi edhe një kartëmonedhë prej Z$100,000,000,000,000one-trillion-dollar-exlarge-169