OKB: Përfundoi seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit
Këshilli i Sigurimit pranë OKB-së ka diskutuar gjatë ditës së sotme për misionin e kësaj organizate në Kosovë, në të cilin është folur për zhvillimet më të fundit.Në mbledhje pati përplasje të ashpra mes palës kosovare dhe serbe. Ambasadorja Vlora Citaku, në cilësinë e përfaqësueses së Kosovës, deklaroi se Serbia duhet të kërkojë falje për krimet dhe masakrat që ka kryer.Ajo shtoi se mund të diskutojë çdo gjë në mbledhje përveç shpalljes së pavarësisë, akt i cili sipas saj është i pakthyeshëm. Citaku u shpreh se askush nuk mund t'i privojë qytetetarëve kosovarë të drejtën për të ekzistuar.Por nuk ka qënë në të njëjtin mendim Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili tha se Kosova nuk po tregohet korrekte as në zbatimin e marrëveshjeve të firmosura në Bruksel.Ai tha gjithashtu se se Prishtina zyrtare po përjeton edhe një krizë institucionale. Pala serbe u përkrah nga përfaqësuesit e Federatës Ruse, të cilët nënvizuan se Kosova duhet të identifikohet vetëm nëpërmjet rezolutës 12-44.