Shqiptarja e përdhunuar përlotet në protestën kundër dhunës ndaj grave

Rasti i shqiptares Besjana Kosturi e përdhunuar disa ditë më parë në një kamp romësh në Itali është kthyer në vëmendjen e opinionit publik atje.Në Romë u zhvillua edhe një protestë kundër dhunimit të grave. Shumica e pjesëmarrësve ishin italianë, por edhe drejtues politikë në vend.Përpara tyre, shqiptarja u përplot kur foli për ngjarjen në fjalë. Ajo është e bija e ish-mësuesit Vladimir Kosturi, gjithashtu organizator i protestës dhe aktiv në debatet publike atje.“Unë i them që nuk më vjen turp për atë që më ndodhi, sepse nuk kam asnjë faj për atë çka ndodhi”, tha 27-vjeçarja.Shqiptarja kujtoi dy histori, që sipas saj duhet ngritur zëri dhe duhet bërë denoncim i fortë ndaj tyre. Historia e parë është ajo e një mikes së saj 23 vjeçare. “Ajo ishte më e fortë se mua kur ishim të vogla, ajo më mbronte gjithmonë. Ajo sot nuk është këtu sepse është viktimë e një qenie që nuk mund të quhet njeri por as kafshë se as kafshët nuk sillen kështu. Për të dhe për të gjitha të tjerat ju ftoj të flisni dhe të reagoni”, u shpreh Besjana. “Kam lexuar historinë e një zonje që e ndjeva afër. Ajo u rrëmbye në mes të rrugës si unë, e mbyllën në një barakë gjithë natën, si unë, por s’pati të njëjtin fat sepse sot është e vdekur. Për këto zonja duhet të reagojmë, mos të heshtim dhe mos të na vijë turp për asgjë”Ajo është ftuar në disa prej televizioneve më të rëndësishme në vend, si Mediaset, Rete Quattro, TG 5, etj. Babai i vajzës thotë për mediat italiane se ishte mrekulli që e bija kishte shpëtuar pasi ishte përdhunuar brutalisht dhe ishte mbajtur e burgosur gjithë natën.“Kjo ka ndodhur me vajzën time, e cila mrekullisht ka arritur të shpëtojë nga dy rrëmbyesit e saj, plotësisht të dehur, të cilët kishin planifikuar për ta vrarë”, thotë ai.Kosturi është një ish-mësues shqiptar, i cili jeton prej 27 vitesh në Itali. Ai ka vendosur për ta denoncuar publikisht gjithçka kishte ndodhur me të bijën.  Autori kryesor i krimit nuk është arrestuar ende.Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, (12.05.2016)kur shqiptarja u rrëmbye në një kamp romësh dhe u dhunua seksualisht.[caption id="attachment_747914" align="alignnone" width="600"]kosturi Vendi ku u përdhunua[/caption]/Ora News/