Ndryshojnë çmimet e shtrenjta doganore Kosovë - Shqipëri

Çmimet e shtrenjta nëpër terminalet doganore do të ndryshojnë. Këtë paralajmërim e ka dhënë ministri i Financave, Avdullah Hoti, pas takimit të mbajtur me homologun nga Shqipëria, Arben Ahmetaj.Hoti ka deklaruar se kjo ka qenë një nga kërkesat e shoqatave të bizneseve nga Shqipëria, bërë në një takim të mbajtur pa praninë e medieve, raporton KTV.Nga ana tjetër, ministri i Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka deklaruar dy palët janë marrë vesh që bizneset e Kosovës t’i kryejnë procedurat doganore në Portin e Durrësit, ndërsa ka thënë se nuk do të ketë më rritje të taksave.Dy ministrat janë pajtuar të kryejnë edhe punë të tjera, deri në mbledhjen e dy qeverive që pritet të mbahet më 3 qershor.Burime të KTV-së brenda këtij takimi kanë bërë të ditur se shoqatat e bizneset nga të dyja vendet kanë kritikuar ministrat se kanë kaluar dy vjet pritje të njohjes së certifikatave fitosanitare, andaj si mund të priten ndryshime pozitive nëse vazhdon me këtë ritëm të ngadaltë.Sipas të dhënave të doganave, kemi eksportuar mbi 29 milionë euro mallra në Shqipëri, ndërsa kemi importuar 143.6 milionë euro.Këtë vit kemi eksportuar 12.2 milionë euro, kurse kemi realizuar import prej 37.6 milionë eurosh.