Ahmetaj në Prishtinë: Porti i Durrësit, ndalesa unike për eksportuesit nga Kosova
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në takimin që pati me homologun kosovar, Avdulla Hoti, ka propozuar që porti i Durrësit të jetë e vetmja pikë kontrolli për sipërmarrësit nga Kosova. Sipas tij, kjo do të shkurtonte kohë, por edhe lehtësira në doganë.Ahmetaj: Porti i Durrësit të kthehet porta e vetme unike hyrëse për sipërmarrjet kosovare në kuptimin e kontrollit doganor. Që do të thotë çdo sipërmarrje kosovare mjafton të inspektohet në portin e Durrësit dhe të ketë hyrjëe të drejtpërdrejtë në tregun kosovar. Kjo ka për të qenë ndihmëse për sipërmarrjen kosovare për edhe për rritjen e efektshmërisë së Portit të Durrësit.Në takimin me Ministrin Hoti, Ahmetaj ngriti shqetësimin e biznesve shqiptare të lidhur me tarifën në terminalin doganor të Kosovës, për të cilën premtoi se së bashku me ekipin e tij, do të punohet për të ofruar shumë shpejt një zgjidhje në favor të sipërmarrjes. Nga ana e tij, kreu i finanacave të Kosovës vlerësoi arritjet mes dy vendeve në shkëmbimet tregtare, ndërsa tha se duhet bërë më shumë.Hoti: Sot diskutuam për një listë të gjatë të çështjeve dhe u dakordësuam për masat që duhet ndërmarrim në të dyja anët e kufirit, sidomos sa i përket shdoganimit të produkteve të freskëta gjatë periudhës së verës. Ne në anën e Kosovës duhet të rishikojmë funksionimin e terminaleve doganore për ta bërë më të lehtë dhe më të qasshme për bizneset nga Shqipëria. Kishim një dakordim për njohjen e çertifikatave të avukut në të dyja anët e kufirit.Gjatë qëndrimit në Kosove, Ahmetaj pati një takim edhe me presidentin, Hashim Thaci./Oranews.tv/