USAID prezanton projektin prej 9 mln $ për drejtësinë në Shqipëri
SHBA përsërit apelin për klasën politike shqiptare që të miratojnë sa më parë reformën në drejtësi. Gjatë një aktiviteti ku u preznatua projekti prej 9 milionë dollarësh që USAID do të japë për sektorin e drejtësisë.Ndihmës Administratori i USAID-it për Europën dhe Azinë, Thomas Melia tha se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore që po pregatiten janë jetike për integrimin e vendit.Melia: Kjo reformë përbën një element të rëndësishëm për Shqipërinë dhe besoj se të gjitha palët do të arrijnë një konsensus pasi pikërisht i tillë është ky proces, i drejtuar prej konsensusit dhe besoj se të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces do të ecin përpara në javët në vazhdim do të përmbyllim me sukses dhe do të miratojnë reformën në drejtësi.Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezahir Zaganjori theksoi se kjo ndihmë e USAID është e rëndësishme pikërisht në këto moment.Zaganjori: Një nga elementët esencial që i mungon sistemit tonë është transparenca, llogaridhënia dhe besimi i publikut në sistemin e drejtësisë.Ky projekt i ri pesëvjeçar (2016-2021) i USAID-it në Drejtësi për të Gjithë financuar me 9 milion dollarë, do t’i vijë në ndihmë drejtuesve të gjyqësorit për të përmirësuar punën e gjykatave në Shqipëri, duke prezantuar standarde gjyqësore gjithëpërfshirëse për efektshmërinë, transparencën, aksesin dhe llogaridhënien. USAID do t’i ofrojë mbështetje edhe organizatave të shoqërisë civile, gazetarisë investigative dhe medias për të forcuar rolet e tyre si aktorë të rëndësishëm në procesin e reformës në drejtësi dhe si mbikëqyrës të zbatimit të reformave./Oranews.tv/