Asgjesohen 28 mijë rrënjë kanabis, shpallet në kërkim një prej kultivuesve

Policia e Vlorës dhe ajo e Sarandës kanë asgjesuar 28 mijë bimë narkotike të llojit kanabis sativa.Sasia më e madhe prej 26 500 rrënjë u asgjesua në Sarandë, në vendin e quajtur “Ish-posta Kufitare Perdhikal. Ndërsa në Vlorë operacioni  u zhvillua në dy fshatra në Resulaj ku u asgjesuan 1 mijë rrënjë kanabis dhe në Sevastar, ku policia asgjesoi 530 rrënjë.Gjate veprimeve hetimore, Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej kultivuesve të 5841 bimëve narkotike që u asgjësuan në fshatin Ninat-Konispol, më datë: 14.05.2016, të cilin e ka shpallur në kërkim A. 52 vjeç, banues në Sarandë.Punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.Njoftimi i policisëAsgjësohen në total 28.030 bimë narkotike "Cannabis sattiva" në Vlorë dhe Sarandë.>> Në fshatin Resulaj-Vlorë, Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 1.000 rrënjë bimë narkotike "Canabis" të mbjella në anë të lumit, me lartësi nga 5 cm deri në 10 cm.>> Në fshatin Sevaster-Vlorë,  Policia ka zbuluar dhe asgjësuar 530 rrënjë bimë narkotike "Cannabis", të mbjella në vendin e quajtur "Pylli Dobre", prej të cilave: 220 rrënjë ishin të mbjella në kubikë dhe 310 rrënjë të tjera të mbjella në tokë, me lartësi nga 5 cm deri në 20 cm.Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, gjatë kontrollit të përbashkët për evidentimin e kultivimit të bimëve narkotike, në vendin e quajtur "Ish-Posta Kufitare Perdhikal", kanë zbuluar dhe asgjësuar në total 26.500 rrënjë bimë narkotike "Canabis", prej të cilave:>> 3.500 rrënjë bimë narkotike "Cannabis" ishin të mbjella në tokë me lartësi 5 cm deri në 40 cm.- 23.000 rrënjë bimë narkotike "Cannabis", prej të cilave: 15.000 kubikë dhe 8.000 rrënjë të tjera ishin të mbjella në tokë, në fshatin Karroq, me lartësi nga 5 cm deri në 30 cm.Policia bëri asgjësimin e tyre me djegie.Punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.Gjate veprimeve hetimore, Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej kultivuesve të 5841 bimëve narkotike që u asgjësuan në fshatin Ninat-Konispol, më datë: 14.05.2016, të cilin e ka shpallur në kërkim:

  1. A. 52 vjeç, banues në Sarandë.
Punohet për kapjen dhe arrestimin e tij.Screenshot_3 Screenshot_4 Screenshot_5 Screenshot_1 Screenshot_2 Screenshot_6