"42 kryetarët e Tiranës",Valter Gjoni sjell historinë e drejtimit të kryeqytetit

Është promovuar libri i Valter Gjonit "42 kryetarët e Tiranës" një botim që sjell një histori të shkurtër të secilit prej 42 drejtuesve të kryeqytetit. Erion Veliaj tha se çdo kryetar Bashkie duhet të vlerësohet për punën që bën dhe jo për bindjet e tij politike."42 kryetarët e Tiranës" është libri biografiko-historik i Valter Gjonit që sjell imazhet dhe biografinë e atyre që ndër vite kanë drejtuar Bashkinë e kryeqytetit.Kryebashkiaku, Erion Veliaj, në fjalën e mbajtur në aktivitet theksoi se një kryetar Bashkie nuk duhet vlerësuar nga bindjet apo deklaratat politike, por nga puna që ai bën për qytetin e tij. Veliaj: Kemi një shans historik për ti shërbyer Tiranës. Çdo orë e harxhuar me debatet e ditës, me betejat politike, me baltën dhe stërkëmbëshat që fatkeqësisht nuk ia kursejmë njëri-tjetrit është një humbje spektakolare.Në qoftë se ka një mesazh që na vjen nga ky botim është fokusi te puna. Koha kalon shpejt, mandatet ikin shpejt, por në fund të ditës, secili prej nesh vlerësohet nga puna dhe nga kontributi që jep.Autori i "42 kryetarët e Tiranës" preferoi të mos komentojë librin, por ka një falendrim për Krebashkiakun:Valter Gjoni: Të falenderoj për promovimin e Bibliotekës së Kombinatit.Të pranishëm në aktivitet ishin edhe familjarët e ish -kryetarëve të Bashkisë së Tiranës.Një ndër to është i biri i Ali Bakiut, Kryetarit të parë të Bashkisë së Tiranës pas Luftës së Dytë Botërore, i cili si studiues vlerëson progresin e kryeqytetit në këto vite, edhe pse sipas tij ka ende punë për të bërë Libri "42 kryetarët e Tiranës" hapet me një dedikim të kryebashkiakut Veliaj për librin dhe autorin e tij Valter Gjoni.