“Boy Scouts” pranojnë edhe të rinj gay
Të rinjtë gay do të lejohen të bashkohen në rrjetin “Boy Scouts of America”, një vendim historik ky i kësaj organizate, që thotë se do ta ruajë të kthjellët nga “një çështje e vetme, përçarëse dhe të pazgjidhur shoqërore”.Më shumë se 60% e Këshillit Kombëtar të grupit me 1400 anëtarë votoi të enjten për këtë ndryshim, gjatë një mbledhjeje të përvitshme në Grapevine të Teksasit, që do të hyjë në fuqi më 1 janar.“Rezoluta përforcon idenë se ‘Zbulimi’ është një program të rinjsh dhe, ndonjë sjellje seksuale hetero apo homo, nga ndonjë i ri i kësaj organizate është në kundërshtim me virtytet e ‘Zbulimit’,” thuhej në deklaratën e organizatës 103-vjeçare, pas votimit.BSA bëri të ditur se nuk ka plane për rishikime të mëtejshme të kësaj çështjeje. Presidenti, Wayne Perry, tha se votimi erdhi pas “një dialogu gjithëpërfshirës me familjen e ‘scouting’, që ishte i lodhshëm por edhe shumë respektues”.Reagimet nga grupet e interesit, ndaj votimit të së enjtes, kanë qenë të menjëhershme. Fushata për të Drejtat e Njeriut (HRC) tha se BSA ndërmori një “hap historik përpara”. “Për fat të keq, politika e re nuk shkon aq larg sa duhet, duke lënë të rriturit ‘Eagle Scouts’, liderët dhe prindërit prapa”, tha grupi.Zbuluesit për Barazi dhe GLAAD përgëzuan “angazhimin e BSA-së për të krijuar një organizatë më gjithëpërfshirëse”.