Takohen Putin dhe Nikolic

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic dhe zëvendëskryeministri, Aleksandar Vucic do të vizitojnë Rusinë të mërkurën dhe të enjten.Ndërsa Zv.kryeministri Vucic zhvillon takime me homologun e tij rus, ministrin e Mbrojtjes, presidenti i Serbisë Nikoliç takohet nesër me presidentin rus Vladimir Putin, njofton agjencia Tanjug.Putin dhe Nikolic, nesër do të nënshkruajnë një marrëveshje për partneritet strategjik midis Serbisë dhe Rusisë.Gjithashtu një vëmendje e veçantë në takimin midis Putinit dhe Nikolicit, do t’i kushtohet edhe koordinimit të aktiviteteve në skenën ndërkombëtare lidhur me çështjen e Kosovës.Sipas agjencisë ruse te lajmeve Itar Tas, Moska zyrtare angazhohet për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore midis Kosovës dhe Serbisë dhe për hapa që do të ishin të pranueshëm njëkohësisht nga të dyja palët.