SHBA konfirmon të vdekurit nga dronët
Prokurori i përgjithshëm i SHBA-ve ka pranuar se janë vrarë 4 shtetas amerikanë, nga sulmet me “drone” (avionë të telekomanduar), që prej vitit 2011.Në një letër të drejtuar komitetit të drejtësisë në Senat, Eric Holder mbrojti vrasjen e shumëpërfolur të Anwar al-Awlaki. Por, ai tha se djali 16-vjeçar i Awlaki-t, si dhe 2 individët e tjerë, “nuk kanë qenë shënjestra specifike nga SHBA-ja”.Zbulimi i vrasjeve në Jemen dhe Pakistan shënon kështu pranimin e parë formal dhe publik të shtetasve amerikanë të vdekur nga sulmet e dronëve.“Presidenti më udhëzoi të zbuloja disa informacione të caktuara, të cilat kanë qenë si ‘të klasifikuara’ deri tani”, shkroi Holder.Zyrtari më i lartë amerikan i zbatimit të ligjit mbrojti vrasjen e Awlaki-t, të cilin e përshkroi si një “udhëheqës të lartë operacional” të al-Qaeda-s në gadishullin arabik.Holder tha se Awlaki ishte “përfshirë ngushtëisht në planifikimin e detajuar dhe zbatimin e komploteve kundër shtetasve amerikanë”. Holder shtoi se zyrtarët “kishin arritur në konkluzionin se Aëlaki përbënte një rrezik të vazhdueshëm dhe të pashmangshëm” ndaj Shteteve të Bashkuara.Awlaki, një i dyshuar i al-Qaeda-s i lindur në shtetin amerikan të New Mexico-s, u vra nga një avion i telekomanduar në Jemen, në shtator 2011. Zyrtarët amerikanë njoftuan vdekjen e tij, por nuk zbuluan zyrtarisht se ai ishte vrarë nga një dron.