Kancelarja gjermane Angela Merkel lidhje me komunistët?

Kancelarja gjermane Angela Merkel është vënë sërish nën presion pas publikmit të një fotojë, që tregon se ajo kishte lidhje me komunistët.  Fotoja e publikuar nga gazeta gjermane BILD  tregon Merkel në moshën 17 vjeçare të veshur me uniformë komuniste të gjermanisë Lindore.Merkel prej kohësh e ka mohur se ka pasur lidhje me komunistët e ndërsa kjo foto e 1972 e tregon atë të veshur me uniformë  ushtarake , e ndërsa ishte e përfshirë  në një stërvitje të mbrojtjes civile të Gjermanisë Lindore.Stërvitjet përfshinin përgatitjen për ndihmën e parë. Fotoja është publikuar nga një shoqe e kancelares  Sonja Felssberg.  Buzëqeshja e saj tregon lehtë se është ajo është e kënaqur në këtë pozicion."Ne të gjithë kemi fjetur në një dhomë në krevate marinari, kur kemi bërë ushtrimet. Në mësonim  trajtimin e plagëve dhe stabilizimin e pacientëve, jo shumë të ndryshme nga ajo që ju do të mësoni sot në trajnimin e ndihmës së parë me Kryqin e Kuq. Por ne gjithashtu mësonim si të përdornim harta dhe busull për të dalë nga  pyjet dhe shkretëtirë"  thotë 58 vjeçarja Felssberg.Kohë më parë libri "Jeta e parë e Angela M."  bëri bujë  e ndërsa vëzhguesit dyshojnë për vlerën e zbulimeve të reklamuara nga libri si dhe për fotot .