"Heroina" e Londrës, 48-vjeçarja “negocioi” me vrasësit e ushtarit

Një ditë pas masakrës në Londër, mediat britanike bëjnë publike rastin e heroines e cila duke mos u frikësuar për jetën e saj, menjëherë pas vrasjes filloi të bisedonte me dy sulmuesit, me qëllim që të parandalonte vrasje të tjera.48-vjeçarja Ingrid Loyau Kennett është heroina e Londrës sic e kanë pagëzuar mediat britanike. Ajo mbërriti me autobus në vendin ku dy atentatorët vranë në mënyrë barbare me hanxharë një ushtar britanik dhe nuk u mendua dy herë për të zbritur dhe për të parë trupin që shtrihej në tokë.Ajo vuri në rrezik jetën e saj duke u përpjekur të bindte dy agresorët që të dorëzonin armët.Gruaja tregon se i kërkoi një prej dy atentatorëve, që mbante në dorë një thikë të gjakosur se çfarë donte."E vrava sepse ka vrarë shumë myslimanë në Afganistan", ishte përgjigjia që ajo mori nga vrasësi, i cili i referohej ushtarit të vrarë."Më thanë se dëshironin t'i prisnin policët, për t'i vrarë edhe ata", sqaroi Loyau-Kennett për mediat britanike.Kennet thotë më tej se pas kësaj përgjigjeje iu drejtua atentatorit të dytë duke i kërkuar që të dorëzonte armët."Mendova se ishte më mirë që armët të ishin drejtuar tek një person i vetëm sesa tek të tjerët, në një moment kur fëmijët kishin filluar të dilnin nga shkolla", rrëfen më tej.Mediat bënë të ditur të enjten të dhënat e ushtarit të vrarë bëhet fjale për bateristin Lee Rigby i cili ishte dhe ushtar i Batalionit të 2-të të Regjimentit Mbretëror Fusiliers. Ndërsa bëhet e ditur se ushtari, nga Greater Manchester, kishte shërbyer në Afganistan.Ingrid Kennett e cila është udhëheqëse e vëzhguesve të rinj dhe nënë e dy fëmijëve, pohoi se nuk u frikësua fare nga dy islamistët fanatikë.Biseda e gruas së guximshme me vrasësit zgjati diku rreth 20 minuta dhe u regjistrua nga kamerat. Ndërkohe një komision special është duke zhvilluar takime urgjent epër aktin terrorist.