Cameron: Sulmi i ngjan një akti terrorist
Kryeministri britanik David Cameron thotë se vrasja në mes të ditës e një personi në një rrugë në jug të Londrës pranë kazermave ushtarake duket se ishte akt terrorist.Një komision special qeveritar zhvilloi një takim urgjent pas sulmit të djeshëm.Kryeministri Cameron e cilësoi sulmin si një akt revoltues dhe tha se të gjitha shenjat flasin për një akt terrorist. Policë të armatosur qëlluan dhe plagosën dy persona të dyshuar, të cilët tani janë shtruar në spital.Viktima është një ushtar britanik, por nuk janë dhënë ende hollësi zyrtare. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes thanë se kishin parë dy persona të armatosur me thika dhe sopata, iu vërsulën barbarisht një të riu duke e goditur atë dhjetra herë në trup, ndërsa në fund i kanë prerë edhe kokën.Një dëshmitar tha se dy personat, pasi kanë masakruar viktimën e tyre, kanë qwndruar të përgjakur në vend duke u kërkuar kalimtarëve që t'u bënin foto dhe filmime. Gjatë sulmit janë dëgjuar thirrjet Allahu Ekber, që supozon se sulmi mund të jetë një formë e re e sulmeve terroriste të ekstremistëve islamikë.