Obama, fjalim për sigurinë kombëtare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të mbajë sot fjalimin  kundër terrorizmit dhe programit me avionë të telekomanduar të SHBA-së.Shtëpia e Bardhë ka ofruar pak informacione mbi përmbajtjen e fjalimit, por raportet thonë se presidenti pritet të riafirmojë prioritetet në sigurinë kombëtare.Reuters citon një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë se Obama do të shpjegojë se përse sulmet e telekomanduara janë “të nevojshme, ligjore dhe të drejta”.Presidenti po ashtu pritet të adresojë çështjen e burgut ushtarak amerikan në Guantanamo Bej.