SHBA-të trondisin tregjet e naftës

Shtetet e Bashkuara mund të sigurojnë gjatë 5 viteve të ardhshme një të tretën e nevojave për naftë, ndërsa mund t’i përgjigjen deri pas 2 dekadash kërkesës së tyre për energji.Rritja e rezervave amerikane të naftës është më e madhe nga sa mendohej, thonë ekspertë të Agjencisë Ndërkombëtare Energjetike, me seli në Paris, çka ndryshon krejtesisht rregullat e lojës.Kjo do të thotë se, pavarësisht shtimit të importeve amerikane nga vendet e Gjirit Persik, vitin e kaluar, varësia e Shteteve të Bashkuara nga nafta e Lindjes së Mesme do të ndërpritet; një lëvizje e tillë do të ketë pasoja të mëdha, si në raportet ndërkombëtare, ashtu dhe në ekuilibrat e fuqisë.Prodhimi i ardhshëm i arit të zi në Amerikë, sipas agjencisë në fjalë, do të trondisë tregjet globale të naftës. Fenomeni, siç shpjegojnë specialistët, i detyrohet shtimit të nxjerrjes së naftës nga formacionet shkëmbore në Shtetet e Bashkuara.