Burgoset ish-kryeministri i Gjeorgjisë

Ish-kryeministri i Gjeorgjisë, Vano Merabishvili, do të qëndrojët në burg për dy muaj, derisa të nisë gjykimi i tij mbi akuzat për përvetësim dhe shpërdorim të detyrës.Vendimi i gjykatës në qytetin Kutaisi është marrë një ditë pas arrestimit të Merabishvilit, së bashku me ish-ministrin e Punës, Zurab Ciaberashvili.Ky i fundit është liruar me kusht, pas pagesës së 13,000 dollarëve.Merabishvili dhe Chiaberashvili dyshohet të kenë vënë mbi 22,000 aktivistë partiakë në listën e pagave të Ministrisë së Punës.Të dy ata janë aleatë të presidentit Mikhail Saakashvili, i cili ka thënë se rastet janë të motivuara politikisht.