Policia vret emigrantin, protesta të dhunshme kundër policisë në Suedi

Qindra të rinj ndezën zjarre të shumta dhe qëlluan me gurë policinë në periferitë e Stokholmit, kryeqytetit të Suedisë. Shkaku i vandalizmit të paparë në Suedi në 24 oret e fundit ka ardhur pas të shtënave fatale të policisë ndaj një 69- vjeçari për të cilin kishin të dhëna se mbante një thike me vete.Incidentet e dhunshme u regjistruan në nëntë lagje periferike të Stokholmit dhe mësohet se deri më tani janë bërë tetë arrestime. Këto incidente vijojnë pas një të diele të tensionuar, në të cilën u shkrumbuan 100 automjete.Protestat janë motivuar nga vrasja prej policisë e një emigranti në lagjen e Hasbit, pjesa më e varfër dhe më shumë e populluar nga emigrantë e kryeqytetit suedez.I dyshuar për disa krime të vogla, viktima u qëllua për vdekje gjatë javës së shkuar, pasi i rezistoi arrestimit dhe kërcënoi policët me një hanxhar, nëse do t'i afroheshin.Protestuesit pretendojnë se episodi zbulon racizmin kundër pakicave etnike, ndërsa trazirat ka ringjadhur debatin në lidhje me se sa mirë janë integruar emigrantët në shoqërinë suedeze.Ndërsa shoqata e të drejtave civile manifestuan kundër brutalitetit policor dhe atë që e konsideruan si një tejkalim të pajustifikuar të kufijve të vetmbrojtjes policore.Suedia ka përqindjen më të lartë të emigrantëve në BE në krahasim me popullsinë e saj."Në thelbin e saj janë një grup të rinjësh të zemëruar të cilët besojnë se dhuna mund të ndryshojë shoqërinë", tha të martën Kryeministri suedez Fredrik Reinfeldt.Kryeministri, deklaroi të mërkurën se autoritetet do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, pa u frikësuar nga "huliganët" dhe pjesëmarrësit e protestave të dhunshme.