FBI vret të dyshuarin për bombat në maratonën e Bostonit

Qëllohet për vdekje nga Policia Federale Amerikane në Florida një person i dyshuar si bashkëpunëtor i Tamerlan Tsarnaev, njërit prej autorëve të vendosjes së bombave në maratonën e Bostonit.Mediat amerikane citojnë ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që 27 vjecari Ibragim Todashev ishte duke u marrë në pytje nga FBI rreth ngjarjes se përgjakshme në maratonën e Bostonit në muajin prill ku mbetën të vrare tre persona dhe u plagosën 270 të tjerë.FBI fillimisht tha se agjenti i tyre e kishte vrarë Todashev, por një deklaratë të mëtejshme lanë të paqartë se kush kishte qëlluar të dyshuarin. Ndërkohë që në deklaraten e saj FBI citon se ne dhome kanë qënë dhe dy oficerë të Policisë së Shtetit Massachusetts.Ndërkohë një tjeter burim tha se 27 vjecari u qëllua në bazë të "rregullave të protokollit për përdorimin e armëve të zjarrit nga një oficer policie". Një burim tha për "NBC News" se i dyshuari ishte përpjekur të sulmonte agjentin, prandaj ai e kishte qëlluar me armën e shërbimit.Tamerlan mbeti i vrarë edhe ai në një shkëmbim zjarri me policinë, dy ditë pas shpërthimeve në Boston.Vëllai i tij, Dzhokar Tsarnaev, u plagos, por u rikuperua dhe tashmë përballet me mundësinë e dënimit me vdekje në gjyq.