Evazioni fiskal në Europë

Zgjerimi i BE është vendosur në plan të dytë për liderët europianë, e ndërsa në këtë kohë krizë diskutimet do të përqndrohen në luftën ndaj evazionit fiskal dhe përmirësimin e  tregut të energjisë.Udhëheqësit e BE-së janë mbledhur në Bruksel  për të diskutuar  për një nga cështjet më të rendësishme ate të evazionit fiskal, që ka një kosto rreth 1 trilion euro  në vit.Rezoluta e Parlamentit Evropian i bën thirrje BE-së që ta përgjysmojë këtë shifër  ne  vitin 2020, duke frenimin difektet e taksave.Autori kryesor i asaj rezolute, eurodeputetja  slloven socialist Mojca Klevakekus  i ka cilësuar mashtrimet tatimore  skandaloz."Masat e njëanshme kombëtare nuk do të mjaftojë për të mposhtur atë," tha ajo  para eurodeputetëve, në një debat të madh në evazion fiskal.Deputetët e parlamentit europian, thonë ekspertët, me gjasa do të kërkojnë një listë të zezë gjithëprfshirëse për kontinentin, ku të renditen parajsat fiskale, e presioni më i madh është ai mbi Zvicrën dhe lehtësimin e rregullave të saj të sekretit bankar.Analistët  thonë se Europa e rrënuar nga ana financiare nuk mund ti lejojë vetes të humbasë as edhe një cent të vetëm nga mbledhja e taksave, e jo më 1 trilionë euro që besohet se zhduken në parajsat fiskale jashtë saj.Disa nga masat që mund të merren janë lista e zezë e parajsave fiskale, sistemi automatik i shkëmbimit të informacionit bankar, si dhe më shumë burime për procedimin e shmangësve fiskalë, sikurse edhe risjellja e fondeve brenda Europës.