Mungojnë deputetët e PD-së, shtyhet për nesër mbledhja e komisionit
Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi është shtyrë për një moment të dytë, pasi nuk arriti të mblidhej në orarin e caktuar, në orën 11:00.Anëtarët e PS dhe ekpertët ndërkombëtarë pritën për afro 2 orë anëtarët e PD në Komision, të cilët nuk arritën të paraqiten për shkak të mbledhjes së grupit.Sot Komisoni do të diskutonte një çështje të debatuar prej kohësh, Gjykatën Kushtetuese.PD ka kërkuar që në respekt të rekomadimeve të Venecias, të gjendet një formulë për dakordësi me mazhorancën për formulën e zgjedhjes së anëtarëve të kësaj gjykate.Komisioni i Venecias ka rekomanduar që gjyqtarët e Kushtetueses të rekomandohen me tre të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.Kur në votimin e parë Kuvendi nuk siguron shumicën e kërkuar prej tre të pestave brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës së kandidatëve, kandidati i renditur më lart konsiderohet i emëruar.
/Oranews.tv/