Shkurtimet në spitale, Urdhri i Infermierit në Kukës: Po punojnë nën presion

Urdhri i infermierit në qarkun e Kukësit, ngre shqetësimin se dhjetëra  infermierë në spitalin rajonal, po përballen me presionin e largimit nga puna. Kreu i urdhrit Vera Dulla thotë se infermierët po punojnë në kushte shumë të vështira.Vera Dulla: Problematikat që infermierët sollën ishte heqja pa krietër e infermierëve nga puna. Pavarësisht se ata ndodheshin nën atë presionin e heqjes nga puna pasi nuk është se kemi raste të tilla. Problematikë tjetër ishte infrastruktura e spitalit.Konstatimet, përfaqësuesit e Urdhërit të Infermierit i bënë gjatë takimit më kryeinfermieret e pavioneve të spitalit të Kukësit, në kuadër të Javës së Infermierisë.