Familja me 3 fëmijë të mitur jeton në varfëri

Një familje me 5 anëtarë, jetojnë pa kushtet më minimale të jetesës. Të ardhur nga emigracioni pas prekjes së Greqisë nga kriza ekonomike 5 vjet më parë, kryefamiljarët sigurojnë të ardhurat vetëm me mbledhjen e bimëve medicinale, çka nuk mjafton për të plotësuar as nevojat më elementare të 3 fëmijëve të mitur.Cërrik-Një familje me 5 anëtarë në lagjen nr 3 të Cërrikut jetojnë në një banesë pa kushtet më minimale të jetesës. E ndërtuar në ish gropat e bitumit të uzinës së dikurshme të naftës, e vetmja dhomë ku banojnë edhe 3 fëmijë të mitur, nuk ka ujë apo energji elektrike.Kryefamiljarët pohojnë se nuk kanë patur kurrë t'i paguajnë, ndërsa të vetmet të ardhura i nxjerrin nga  mbledhja e bimëve mjekësore.Manushaqe Hasa: "Me lule mjekësore, kemi kërkuar punë, por nuk ka"Familja Hasa thotë se ka aplikuar online për të marrë ndihmë eknomike, por nuk ka mundur të plotësojë në kohë dokumentacionin e nevojshëm për ta përfituar.[caption id="attachment_744060" align="alignnone" width="640"]Screenshot_4 Ne foto: Kushtet ne te cila jeton familja e varfer ne Cerrik[/caption][caption id="attachment_744059" align="alignnone" width="640"]Screenshot_7 Ne foto: Kushtet ne te cila jeton familja e varfer ne Cerrik[/caption][caption id="attachment_744058" align="alignnone" width="640"]Screenshot_6 Ne foto: Kushtet ne te cila jeton familja e varfer ne Cerrik[/caption][caption id="attachment_744057" align="alignnone" width="640"]Screenshot_5 Ne foto: Kushtet ne te cila jeton familja e varfer ne Cerrik[/caption]/Oranews.tv/