Ish-polici kapet me drogë dhe 7 granada dore

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve ish-polic, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur drogë dhe municione luftarakeTë arrestuarit janë Altin Çela, 43 vjeç ish-polic dhe Xhon Çela 21 vjeç.“Specilaistët e Komisaraitit të Policisë Nr 5 në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, bënë të mundur ndalimin e dy shtetasve për veprat penale të "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Më datë 10.05.2016, u ndaluan shtetasit Altin Çela, 43 vjeç, banues në Tiranë, ish punonjës policie dhe Xhon Çela, 21 vjeç, banues në Tiranë”, sqaron policia.Dy të arrestuarve iu sekuestrua:- 15 qese farmacie, me lëndë të dyshuar narkotike "Cannabis Sattiva" me peshë 45 gram- 7 granada dore Difensive- 6 ndezës detonatore me mashë- 12 krehëra fishekësh, nga te cilët 4 copë janë 30-tsh dhe 8 copë janë 10-tsh, pa fishekeMaterialet Proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit " dhe " Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ", parashikuar nga Nenet 178 dhe 283/2 të Kodit Penal.[caption id="attachment_743956" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Droga dhe armet e sekuestruara Ne foto: Droga dhe armet e sekuestruara[/caption]