Veliaj shigjeton Nishanin: Lodër që merresh me lodrat e fëmijëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2016, 11:44
Ndërkohë po zhvillohet seanca gjyqsore për pallatin tek diga, në zonën e liqenit, qytetarët janë mbledhur për të protestuar përpara Gjykatës Administrative.Veliaj shënjestroi edhe presidentin Bujar Nishani duke e quajtur lodër që merret me lodrat dhe nuk ka bërë asgjë për reformën në drejtësi.Erion Veliaj: "Shkon e merret me lojrat e kalamajve, normal kur je lodër veç me lodra mund të meresh. Pse nuk flet për reformën në drejtësi. Nuk e duan reformën në drejtësi sepse kushërinjtë nuk gjykojnë kushërinjtë dhe me reformën në drejtësi e drejta i shkon të Zotit dhe jo të fortit. Kjo trupë gjykuese nuk mund të japë drejtësi sepse është e korruptuar"/Oranews.tv/