Qëllon me shotgan në ajër se s'mori shërbimin e kërkuar tek Sigurimet Shoqërore
Një 68 vjeçar ka shtënë me armë zjarri në mjediset e jashtme të sigurimeve shoqërore në Shkoder, pasi nuk arriti të merrte shërbimin e kërkuar pranë sporteleve të këtij institucioni.Sipas burimeve policore Haxhi Lisaj nga Shkodra pasi ka debatuar me njërin nga punonjësit e sigurimeve lidhur me mosmarreveshjet e krijuara për përfitimin e pensionit të pleqërisë, ka dalë në pjesën e përparme të godinës ku ka marrë armën Shotgan që e kishte me leje në mjetin e tij dhe ka qëlluar disa herë në ajër.Nga të shtënat qytetarët dhe punonjësit e sigurimeve janë terrorizuar, ndërsa kanë lajmëruar menjëherë policinë.Kjo e fundit nuk ka vonuar të mbërrijë në vendngjarje për shkak të afërsisë, pikërisht pak metra nga qendra e qytetit dhe ka bërë fillimisht neutralizimin e 68 vjeçarit, e më pas arrestimin e tij.Grupi hetimor po kryen veprimet në terren ku si provë materiale është sekuestruar arma tip shotgan dhe gëzhojat e gjetura në tokë. Gjithashtu po merren në pyetje dëshmitarët në vendngjarje si dhe punonjësi i sigurimeve me të cilin është konfliktuar i moshuari për të zbardhur të plota rrethanat e këtij debati mes palëve.Zona e cila ndodhet e rrethuar nga policia, e ndodhur pak metra larg "Kafes se Madhe", është mjaft e frekuentuar për shkak se përveç sigurimeve shoqërore ndodhet edhe një prej shkollave të mesme, si dhe seminari Salezian i Kishës Katolike, ç'ka ngjarja nëse do të kishte precipituar do të kishte sjellë pasoja fatale për kalimtarët.[caption id="attachment_743869" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Arma me te cilen autori qelloi dhe plumbat[/caption][caption id="attachment_743840" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_743841" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_743842" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_743843" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja[/caption]/Oranews.tv/