Erdogan: Europa strehë e partive ekstremiste
Europa është strehë e partive ektremista të mbështetura nga grupe terroristëve. Deklatata e fortë është bërë nga presidenti i Turqisë Rexhep Tahip Erdogan, i cili e cilësoi një komedi të zezë faktin që Bashkimi Europian i kërkon Ankarasë të ndryshojë ligjet e anti terrorizmit. Për Erdoan është Bashkimi Europian ai që duhet të ndryshojë ligjet anti-terror dhe kërkoi nga unioni të respektojë premtimin për lëvizjen e lirë të shtetasve turq .Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan akuzoi Europën, duke e cilësuar si strehë për partitë ekstremiste të drejtuara nga grupime terroriste. Kreu i shtetit turk e cilësoi një komedi të zezë faktin që Bashkimi Europian i kërkon Ankarasë të ndryshojë ligjet e anti terrorizmit.Gjatë një fjalimi të mbajtur në kryeqytetin e Turqisë Erdgoan deklaroi se duhet të jetë Bashkimi Europian ai që duhet të prekë ligjet anti-terror dhe kërkoi nga unioni të respektojë premtimin për lëvizjen e lirë të shtetasve turq në vendet e Bashkimit Europian nga muaji tetor.“ Ata që po mundohen të na japin leksione për të drejtat e njeriut dhe zhvillimin ekonomik, nuk po bëjnë aq sa duhet në luftën ndaj terrorizmit, përkundrazi Bashkimi Europian po e ushqen terrorizmin duke u bërë strehë për partitë ekstremiste që operojnë në vendet e unionit “.Erdogan rikutjoi se edhe në të shkuarën, Europa është treguar e butë ndaj terrorizmit, duke risjellë në kujtesë rastin e deportimit nga Turqia të një esktremisti në Belgjikë, i cili u lirua nga autoritetet belge. Më pas ai u përfshi në sulmet me bombë të kryera në Bruksel në muajin Mars. Ndërkohë që kreu i shtetit turk fajësoi edhe një herë Bashkimin Europian për lejimin e protestave pro-kurde gjatë një samiti mes BE dhe Turqisë para disa muajsh./Oranews.tv/