Veliaj thirrje qytetarëve: Të pengojmë ndërtimin e 17 katëshit. Reagon Bozdo

Pak orë para se gjykata e Apelit Administrativ të thotë fjalën e fundit për ndërtimin e një pallati 17 katësh te diga e Liqenit Artificial, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ka paralajmëruar se vendimi do t’i hapë rrugë asaj që e quan masakër mjedisore.Veliaj: Një ndër pengjet e së kaluarës, një ndër ato barra që na u lanë në qafë, ishin disa leje ndërtimi të dhëna në kundërshtim me ligjin. Leja që është ndoshta më abuzivja nga 17 lejet që po heton Prokuroria, është ajo te Diga e Liqenit. Bëhet fjalë për 5 pallate, më i larti prej tyre 17 kate, në total 220 mijë metra katrorë, në një vend i cili sipas bordit të digave që ka kërkuar anulimin e kësaj leje në gjykatë, është një vend i papërshtatshëm i cili rrezikon jetën e banorëve të qytetit të Tiranës në momentin që një masiv kaq i madh ndërtohet në buzë të digës së liqenit.Veliaj tha se trupa gjykuese, përbëhet nga familjarë të kompanisë ndërtuese dhe aksionerë të saj dhe ai e konsideroi kriminal rrëzimin e kërkesës së Bashkisë për ndryshim të trupit gjykues.Veliaj: Bashkia e Tiranës do të shkojë në gjykatë si palë me Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për të kundërshtuar këtë leje. Ndërkohë që sot kanë ndodhur disa gjëra totalisht të pakëndshme, të paligjshme dhe që fyejnë inteligjencën dhe vullnetin e qytetarëve të Tiranës. Bashkia e Tiranës, Avokatura e Shtetit, IKMT dhe IMT i kanë kërkuar gjykatës, duke ditur se kemi prova të pakundërshtueshme që familjarë të ndërtuesve, të njerëzve që janë aksionerë në kompaninë ATU dhe “Gener 2”, janë po ata që do të gjykojnë nesër çështjen për lejen, janë gjyqtarë të cilët sapo janë caktuar nga Presidenti i Republikës posaçërisht për këtë gjyq, në këtë trupë që është e blinduar me familjarët e tyre, bëmë një kërkesë për ndryshimin e trupës gjykuese në gjykatë. Në një kohë që nuk është shpallur data dhe ora e gjyqit dhe nuk janë njoftuar palët, një gjyqtare në fshehtësi ka marrë vendimin për të rrëzuar kërkesën për ndërrimin e trupës gjykuese, pa i dhënë mundësi palës që e kërkon ndryshimin e trupës të japë argumentet e saj. Kjo është e paprecedentë dhe ky është një argument më shumë se pse është emergjente dhe ulëritëse nevoja për reformën në drejtësi.Veliaj u bëri thirrje qytetarëve dhe ambientalistëve që të protestojnë para gjykatës, në rast se kjo e fundit do të veprojë në kundërshtim me ligjin, ndërsa paralajmëroi gjykatësit se do të mbajnë përgjegjësi për çdo gabim.Veliaj: Përpara Gjykatës së Apelit Administrativ duhet të shkojë çdo familje, të gjithë qytetarët që kanë vendosur që të jetojnë në Tiranë dhe qytetarët që besojnë se Tiranë po shkon në drejtimin e duhur, që nesër të bashkohen me Bashkinë e Tiranës në orën 11.00, tek ish-Ministria e Mjedisit, në rrugën e  Durrësit, për të protestuar dhe për t’u thënë gjyqtarëve se kjo nuk do të shkojë pa ndëshkuar.Nëse kjo do të ndëshkohet prej reformës në drejtësi, nëse ndëshkimi do të vijë prej apelit që ne do i bëjmë KLD, për të disiplinuar gjyqtarin e sotëm që bëri gjyq pa njoftuar datë dhe palët, gjyqtarët e nesërm që sipas gjithë gjasave kaluan radhën, bashkuan dy gjyqe dhe kanë provuar deri tani se nuk pyesin përpara një investimi, përpara një fitimi 220 milionë euro, nuk pyesin për një milionë qytetarët e Tiranës, ndëshkimi për ta do të vijë, nëse do të merret një vendim kundër interesit të qytetit.Ky nuk është kërcënim, ky është premtim. Premtimi im publik është sot: Sa të kem jetë dhe sa të jem i angazhuar publikisht, dhe sa të jem i votuar nga qytetarët e Tiranës, do mbroj interesin e qytetarëve të Tiranës, ndaj u bëj thirrje gjithë qytetarëve që nesër në orën 11:00 të jemi dëshmitarë të kësaj maskarade dhe ta ballafaqojmë vendimin e nesërm me qëndrimin e heshtjes së turpshme të Bujar Nishanit, Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi ish-nënkryetari i Bashkisë, Enno Bozdo, i cili tha se e Veliaj kërkon të heqë vëmendjen nga shkatërrimi që ai i ka bërë Tiranës vetëm në 10 muaj.Bozdo: Veliaj fton njerezit te protestojne perpara Gjykates se Apelit?Tipike revolucionare! Sovjetet mbi gjithcka! Ftese per te dhunuar drejtesine pasi ka dhunuar Tiranen.Pasi eshte shfaqur dje ne Opinion si kryebashkiaku me ordiner qe Tirana ka patur ndonjehere, kerkon te heqe vemendjen nga Kulla me Stadium ne mes te Tiranes, nga lejet per kulle ne lulishten pas Qemal Stafes, nga kulla tek kendi i lojrave "7 xhuxhet", nga leja te lulishtja pas TOB, nga leja per kulle ne sheshin Skenderbej dhe tek lulishtja perballe Muzeut Historik Kombetar, si dhe nga betonizimi i Parkut te Liqenit.Keshtu kerkon te fshehe pergjegjesine para qytetareve te Tiranes njeriu qe mashtroi se nuk do te rriten taksat, mashtroi se nuk do te rritet cmimi i biletes, mashtroi se nuk do lejonte asnje ndertim ne Tirane.Te gjitha keto jane bemat e tij, vetem ne nje periudhe 10 mujore. Vreri i leshuar sot tregon shume per menyren sesi ai po e qeveris Tiranen. Por qytetaret e njohin, Tirana e njeh, te gjithe e njohin. Dhe askush nuk e respekton!