Lordi i Drogës El Chapo ekstradohet në SHBA në mes të vitit
Hoakin El Chapo Guzman, i ashtuquajtur Lord i drogës, mund të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij. Lajmi u bë i ditur nga një gjykatës meksikan vetëm pak ditë pas tranferimit të bosit të drogës në një burg të sigurisë së lartë.Herët të hënën, bosi i drogës u transferua në burgun e sigurisë së lartë, Cefereso No.9 në qytetin verior Ciudad Juare, shumë pranë kufirit me Shtetet e Bashkuara.Sipas autoriteteve vendase, ekstradimi i Guzman është vënë në lëvizje dhe pritet të finalizohet nga mesi i vitit. Ai pritet të përballet me akuza, duke filluar nga pastrimi i parave për trafikun e drogës, rrëmbim dhe vrasje në qytete që përfshijnë Chicagon, Miamin dhe Neë Yorkun.Jose Reveles, ekspert i trafikut të drogës në Meksikë dhe që ka shkruar një sërë librash për industrinë e kartelit sinloa, shprehet për Reuters se ekstradimi i guzman është një mesazh politik se fati i tij ndodhet në duart e amerikaneve.Juan Pablo Badillo, një nga avokatët e lordit të drogës, tha se situata ligjore e klientit të tij është ende duke u përpunuar dhe se eskstadimi i tij në këto kushte përben shkelje të të drejtave të njeriut. Në mënyrë jo zyrtare, qeveritarët meksikanë thonë se vendimi për të ekstraduar Guzman është në thelb një vendim politik i varur nga Presidenti.
/Oranews.tv/