Reformat e punësimit, qeveria Valls nxjerr jashtë loje Parlamentin
Qeveria franceze i ka dhënë dritën jeshile kryeministrit, Manuel Valls, për të implemnetuar reformat e punësimit.Në një mbledhje të jashtëzakonshme, kabineti përdori artikullin 49.3 të Kushtetutës, duke i dhënë mundësinë Qeverisë të nxirrte jashtë loje Parlamentin.Kjo lëvizje erdhi pasi deputetë të Partisë Socialiste në pushtet, hezituan të votonin pro reformave.Reformat do ti japin mundësinë punëdhënësve të afrojnë dhe të shkarkojnë punonjës me më shumë lehtësi ligjore.Kritikuesit e kësaj reforme deklarojnë se kjo do të bëjë që punëdhënësit të anashkalojnë të drejtat e punonjësve në lidhje me pagat, orët jashtë orarit dhe pushimet.Grupi “Nui Dubua” që e ka kundërshtuar që në gjenezë këtë reformë ka lajmëruar se do të organizohen protesta në Paris kundër këtij vendimi të Qeverisë.Ndërkohë që kabineti qeveritar thekson se lehtësimi i barrës për punëdhënësit do të bëjë që këta të fundit ta kenë më të lehtë të punësojnë njerëz.Presidenti François Hollande ka deklaruar pak kohë më parë se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm nëse papunësia nuk ulet në masën 10 %.Tashmë që Qeveria e ka miratuar reformën duke anashkaluar Parlamentin nëpërmjet artikullit 49.3 të Kushtetutës, e vetmja mënyrë për ta bllokuar këtë vendim është një mocion votëbesimi nga ana e Parlamentit brenda 24 orëve, një lëvizje që nëse ndodh do të sillte rrëzimin e Qeverisë.