Protesta kundër 17 katëshit tek diga, dorëhiqet gjyqtarja Alkelina Gazidede

Fati i ndërtimit të pallatit 17-katësh në digën e Liqenit Artificial, do të vendoset më 13 maj. Gjykata Administrative e Apelit ka shtyrë për të premten shqyrtimin e kërkesës së Bashkisë së Tiranës, për dorëheqjen e tre gjyqtarëve si dhe shqyrtimin e kërkesës së firmës ndërtuese që kërkonte shfuqizimin e vendimit të inspektoriatit kombëtar për mbrojtjen e territorit që pezulloi këtë ndërtim. Këtyre vendimeve u parapriu një protesë që u organizua nga Bashkia e Tiranës para godinës së gjykatës, ku ra ne sy edhe pjesëmarrja e aktivistëve të shoqërisë civile që kundërshtojnë nderimin e këndit të lojrave tek Parku i Liqenit, por këtë herë në mbështetje të Bashkisë. Gjykata Administrative e Apelit do të shprehet në datën 13 Maj për fatin e pallatit 17-katësh që do të ndërtohet te diga e Liqenit Artificial. Në lidhje me këtë çështje, gjykata pritej të shqyrtonte këtë merkurë dy kërkesa. Njëra ishte e Bashkisë së Tiranës që kërkonte përjashtimin e tre gjyqtarëve me argumentin se kanë konflikt interesi , dhe kërkesa e dytë ishte e firmës që po ndërton objektin , që kërkonte shfuqizimin e vendimit të inspektoriatit ndërtimor urbanistik që pezulloi ndërtimin.Por të dyja këto padi që do të shqyrtoheshin nga i njëjti trup gjykues u shtynë për të premten, dhe shkak mendohet dorëheqja e një prej gjyqtarëve Alkelina Gazidede. Shtyrja e vendimeve u prit me brohorima nga shumë qytetarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes që bëri një ditë më parë Kryebashkiaku Veliaj.Erion Veliaj: “ Kjo ishte fitorja juaj. Kjo ishte fitorja e qytetarëve që nuk mund të kenë paratë,muskujt dhe mbiemrat e tyre por që kanë të drejtën me vete. Shtyrja e gjyqeve sot provoi që dje që ne kishim të drejtë, që anulimi i kërkesës tonë ishte i gabuar”.Për mese tre ore protesta ka bllokuar rrugën e Durresit duke e bërë te pamundur kalimin e automjeteve e duke devijuar lëvizjen normale të tyre.Krahas qytetarëve këtij tubimi përpara gjykatës i janë bashkuar edhe disa deputetë socialistë si dhe aktivistë të shoqërisë civile, që janë kundër ndërtimit të parkut të lojrave tek Liqeni, por që në këtë protest ndodhen në krah të qendrimit të bashkisë që kundërshton nderimin e pallatit 17 katësh.Elian Tanini: “Ne kemi protestuar për 4 muaj rresht kundër ndërtimeve të diga e Liqenit Artificial. Ne kemi ardhur sot këtu për të mbështetur këtë kauzë dhe për të mbështetur të gjithë qytetarët e Tiranës. Kam disa pyetje që i drejtohen Kryetarit të Bashkisë së Tiranës: A do të protestojë ai për pallatin 13 katësh te ekonomiku? Po për ndërtimin që do të ndodhë te 7 xhuxhat? Po për zonën e Pallatit të Brigadave?"Leja për ndërtimin e pallatit te diga e Liqenit u dha në kohën kur kryetar bashkie ishte Lulzim Basha, e cila u pezullua nga inspektoriati kombëtar për mbrojtjen e territorit. Çështja shkon në Gjykatën administrative nga firma e ndërtimit që ka kërkuar pezullimin e këtij vendimi. Kundër ndërtimit të objektit 17 katësh tek diga e Liqenit rendiet edhe Bashkia e Tiranës që gjithashtu ka ngritur një padi për anulimin e lejes së ndërtimit.[caption id="attachment_743929" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Veliaj ne proteste Ne foto: Erion Veliaj sot(11 maj 2016) ne proteste[/caption][caption id="attachment_743930" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Erion Veliaj sot(11 maj 2016) ne proteste Ne foto: Erion Veliaj sot(11 maj 2016) ne proteste[/caption][caption id="attachment_743931" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Erion Veliaj sot(11 maj 2016) ne proteste Ne foto: Erion Veliaj sot(11 maj 2016) ne proteste[/caption]https://www.youtube.com/watch?v=kv3y1IpCrZ4