Negociatat e borxhit, Tsipras: Greqia nuk ka nevoja për masa të tjera shtrënguese
Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se Greqia nuk ka nevojë më për masa të tjera shtrënguese. Tsipras tha se marrëveshja tregoi që Greqia nuk ishte më e izoluar, duke reflektuar të gjitha përplasjet e vitit të kaluar mes Athinës dhe huadhënësve ndërkombëtarë, të cilat rrezikuan edhe daljen e Greqisë nga zona euro.Ministrat e Financave të zonës euro gjithashtu kanë nisur bisedimet për lehtësimin e borxhit grek.Greqia nuk ka nevojë të miratojë masa të mëtejshme shtrënguese përtej asaj që është rënë dakord në marrëveshjen e shpëtimit.Kështu ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, në mbledhjen me kabinetin e tij qeveritar, duke përshëndetur vendimin e Eurogrupit. Greqia dhe huadhënësit e saj të Eurozonës arritën një marrëveshje të hënën, e cila i hap rrugën zhbllokimit të më shumë se pesë miliardë eurove për të cilat vendi ka nevojë për të mbuluar shlyerjen e borxhit të qershorit dhe korrikut dhe për të paguar detyrimet e prapambetura shtetërore.Tsipras tha se marrëveshja tregoi që Greqia nuk ishte më e izoluar, duke reflektuar të gjitha përplasjet e vitit të kaluar mes Athinës dhe huadhënësve ndërkombëtarë, të cilat rrezikuan edhe daljen e Greqisë nga zona euro.Ministrat e Financave të zonës euro gjithashtu kanë nisur bisedimet në tentativë për ta ndihmuar shtetin helen në shlyerjen e borxheve, pasi Qeveria greke miratoi reformat për pensionet kundër dëshirës së popullit.Qeveria e majtë e ka nevojë për lehtësimin e borxheve, me qëllim tërheqjen e investitorëve, stabilizimin e tregjeve dhe të bindë grekët se sakrificat e tyre do të paguhen pas gjashtë vitesh vuajtje.